menaxhimi i
kapitalit njerëzor
prioriteti ynë

Rreth HCHub Albania

HCHub Albania është një nismë e re e disa partnerëve, përfaqësues të komunitetit të menaxhimit të kapitalit njerëzor në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e lindur si nevojë për të adresuar sfidat më të nxehta dhe të ndjeshme, me të cilat përballet tregu i Burimeve Njerëzore. Kjo nismë ka mbledhur rreth vetes drejtuesit e BNJ, ekspertët, drejtuesit e kompanive dhe të gjithë profesionistët të cilët përballen me këto sfida dhe shprehin gatishmëri për të diskutuar dhe bashkëpunuar në lidhje me zgjidhjet e tyre.

HCHubAlbania është një hapësirë mendimi, diskutimi dhe bashkëpunimi (think tank) i të gjithë aktorëve që dëshirojnë të kontribuojnë në mënyrë aktive në transformimin modern, agile, dixhital dhe inovativ të rolit të BNJ dhe që e konsiderojnë atë si një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit strategjik të ekonomisë në të gjitha nivelet.

HCHub Albania mundëson organizimin e aktiviteteve dhe trajnimeve tematike me vlerë të shtuar që realizojnë ndarjen e dijeve, praktikave më të mira, rrjetëzimin dhe zhvillimin profesional të pjesëmarrësve, si dhe orientojnë tregun në lidhje me dinamikën e përshtatjes, aftësitë, profesionet dhe cilësitë e kapitalit njerëzor në të ardhmen.

"Qëllimi i HCHub Albania është shndërrimi i tij në një pikë takimi ku i gjithë komuniteti i BNJ, dhe aktorët e BNJ të takohen, të diskutojnë dhe të gjejnë përgjigje, zgjidhje, mendim të thelluar për çështjet e nxehta të menaxhimit të kapitalit njerëzor me të cilat përballen çdo ditë."

Partners

AKTIVITETET e HCHubAlbania

Je profesionist në fushën e menaxhimit dhe/ose të Burimeve Njerëzore, bëhu pjesë e HCHub Albania.

Diskutojmë së bashku

HRHub Albania është një nismë e re e disa partnerëve, përfaqësues të komunitetit të menaxhimit të kapitalit njerëzor në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Regjistrohu për buletinin elektronik

© 2019 HRHub Albania. All rights reserved.