Më datë 28 Tetor 2022, në ambientet e AGNA Group, në Tiranë, nën mbështetjen e AGNA Group, Deloitte Albania & Kosova, DM Consulting Services dhe duapune.com, HRHub Albania do të organizoj diskutimin me temë:
“Këndvështrimi bashkëkohor i mirëqënies së punonjësit”.
Ky ishte aktiviteti i IV i rradhës i organizuar nga HRHub Albania, i cili do ti hap rrugë organizimit të aktiviteteve të tjera në të ardhmen pranë ambienteve të kompanive.
Aktiviteti do të përqëndrohet tek koncepti bashkëkohor dhe shumë dimensional i mirëqënies së punonjësit dhe do të shoqërohet me diskutime të lira në panel, por dhe diskutime të lira nga profesionistët e BNJ, si dhe nga pjesëmarrësit e tjerë.
Pse mirëqënia në punë?
Sipas ILO, mirëqënia e vendit të punës lidhet me aspektet e jetës në punë, me cilësinë dhe sigurinë e ambientit fizik, të mënyrës si ndihen punëtorët rreth punës së tyre, ambienti i punës etj.. Qëllimi i masave për një mirëqënie në vendin e punës, është që punëtorët të jenë të sigurt, të shëndetshëm dhe të përfshirë në punë.
Kur situata më e keqe e pandemisë u dobësua në 2021, hija e një krize mendore të shëndetit u shfaq. Në muajt e parë të pandemisë, Qendra e Kontrolit të sëmundjeve të SHBA, raportoi që simptomat e çrregullimeve të ankthit u trefishuan, dhe simptomat e çrregullimeve depresive u katërfishuan (2019 – 2020). Për më tepër aspektet e tjera të pandemisë përmirësuan disa elemente të mirëqënies të lidhura me levizjen masive të të punuarit nga shtëpia.
Universum Global, një nga partnerët kryesorë të duapune.com, realizoi Pyetesorin e Mirëqënies së Punonjësit gjatë muajve Prill – Maj 2022, me 1800 studentë të Universitetit dhe punonjësve të rinj nën 35 vjec, nga 19 vende të ndryshme, nga Asia, EMEA (Europa, Afrika, Middle East),Amerika e Veriut, Amerika Latine. Në bazë të këtij pyetësori rezulton se 3 në 4 të intervistuar (78%) u shprehën se puna hibride përmirëson mirëqenien.
Ky studim bazohet në të kuptuarin e trendeve siç janë mirëqënia emocionale, çfarë presin punonjësit nga punëdhënësit? Cili është roli i punëdhënësit në këtë kohë të ndjeshme?
Për më shumë do të diskutojmë gjate Aktivitetit IV të HRHub Albania, me përfaqësues të komunitetit të Burimeve Njerëzore, ku do të ndajmë histori, ngjarje, dhe do prodhojmë sinergji nga ky bashkëveprim. Në këtë aktivitet kemi ftuar dhe përfaqësues nga UNFPA të cilët do të prezantojnë dhe një projekt me të cilën ata po punojnë së bashku me disa kompani të përzgjedhura nga tregu yne, “Vendi i punës miqësor dhe familjar”.
Pjesëmarrja
Pas marrjes së ftesës, ju lutem konfirmoni pjesërmarrjen duke dërguar një mesazh tek Eljana Mete 069 20 31 583 ose tek Tan Mezini 069 2077847 ose email tek [email protected]
Të konfirmuarve do tu jepen dhe me shumë detaje në lidhje me aktivitetin.
Ju faleminderit
Ekipi organizator
Tan Mezini, Roden Pajaj, Artan Koxhuku dhe Eljana Mete
Shënim: Aktiviteti nuk është i hapur. Pjesëmarrësve të mundshëm u dërgohet ftesa për konfirmim. Nëse dëshëroni të ftoni dikë që është në industrinë tonë të BNJ, mund të na njoftoni paraprakisht.