Më datë 21 shtator 2021, në ambientet e Maritim Hotel Plaza, në Tiranë, u organizua:

“Tryeza e rrumbullakët – Panairi Virtual i Punës, Sfidë dhe Zgjidhje për Punën dhe Aftësitë”.

Ky ishte aktiviteti i radhës i organizuar nga DM Consulting Services, HRHub Albania, duapune.com dhe DIMAK Albania, pas organizimit me sukses të Panairit të I-rë Virtual të Punës dhe Aftësive, më datë 16 Qershor 2021, dhe i mbështetur nga Programi “Migracion për Zhvillim”, që financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit.

I organizuar me kujdes duke respektuar çdo masë kundër Covid19, kjo tryezë e rrumbullakët mirëpriti pjesëmarrësit e Panairit Virtual të Punës dhe Aftësive, kompanitë, përfaqësues nga drejtoritë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe nga shkollat e mesme të arsimit profesional.

Tryeza e rrumbullakët ftoi pjesëmarrësit në një diskutim të lirë rreth eksperiencave, avantazheve dhe sfidave që i sjell Panairi Virtual komunitetit të Burimeve Njerëzore.

Disa nga komentet dhe çështjet e diskutuara ishin:

  • “Panairi Virtual rezultoi efektiv dhe shumë i nevojshëm pavarësisht COVID-19.”
  • “Zhvillimi më i shpeshtë i panaireve të tilla virtuale apo fizike .”
  • “Ka nevojë për trajnime të vazhdushme të BNJ në lidhje me teknikat dhe zgjidhjet më të fundit që ofron teknologjia.”
  • “Nevoja për edukim dhe orientim të punëkërkuesit.”
  • “Panairi ishte një event i mirë organizuar, ndodhur nga situata e pandemisë dhe vështiresitë meriton vlerësim maksimal. Do të sugjeroja sa më shumë organizime të tilla, shkëmbime eksperince me të gjitha kompanitë. Krijimin e grupeve të komunikimit të vazhdueshëm për shkëmbim eksperiencë.”
  • “Shtrirje më shumë në kohë e përgatitjes dhe e panairit si aktivitet online.”

 

Së shpejti DM Consulting Services, HRHub Albania dhe duapune.com do të zhvillojnë takime të këtij lloji për diskutime mbi zgjidhjet inovative në fushën e Burimeve Njerëzore dhe jo vetëm.

Për të qenë të përditësuar rreth aktiviteteve në vazhdim, na ndiqni ose na kontaktoni tek [email protected] / 069 2031583

Folësit

Axhenda

Mbështetur nga