Kalo te përmbajtja
HR Hub Albania

Rreth nesh

“Qëllimi i HCHub Albania është shndërrimi i tij në një pikë takimi ku i gjithë komuniteti i BNJ, dhe aktorët e BNJ të takohen, të diskutojnë dhe të gjejnë përgjigje, zgjidhje, mendim të thelluar për çështjet e nxehta të menaxhimit të kapitalit njerëzor me të cilat përballen çdo ditë.”

Rreth HRHub Albania

HCHub Albania është një nismë e re e disa partnerëve, përfaqësues të komunitetit të menaxhimit të kapitalit njerëzor në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e lindur si nevojë për të adresuar sfidat më të nxehta dhe të ndjeshme, me të cilat përballet tregu i Burimeve Njerëzore.

Kjo nismë ka mbledhur rreth vetes drejtuesit e BNJ, ekspertët, drejtuesit e kompanive dhe të gjithë profesionistët të cilët përballen me këto sfida dhe shprehin gatishmëri për të diskutuar dhe bashkëpunuar në lidhje me zgjidhjet e tyre.

– Dritan Mezini, CEO në DM Consulting Services

HCHubAlbania është një hapësirë mendimi, diskutimi dhe bashkëpunimi (think tank) i të gjithë aktorëve që dëshirojnë të kontribuojnë në mënyrë aktive në transformimin modern, agile, dixhital dhe inovativ të rolit të BNJ dhe që e konsiderojnë atë si një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit strategjik të ekonomisë në të gjitha nivelet.

HCHub Albania mundëson organizimin e aktiviteteve dhe trajnimeve tematike me vlerë të shtuar që realizojnë ndarjen e dijeve, praktikave më të mira, rrjetëzimin dhe zhvillimin profesional të pjesëmarrësve, si dhe orientojnë tregun në lidhje me dinamikën e përshtatjes, aftësitë, profesionet dhe cilësitë e kapitalit njerëzor në të ardhmen.

Bëhu pjesë e HCHub Albania

Nëse je profesionist në fushën e menaxhimit dhe/ose të Burimeve Njerëzore, atëherë bëhu pjesë e HCHub Albania.

Bashkohuni me ne!

Le të ndërtojmë së bashku një komunitet për HR në Shqipëri

Kur bashkoheni me ne, ju rritni biznesin, të gjithë ekipin dhe organizatën tuaj. Nëse po kërkoni komunitetin e duhur që do t’ju ndihmojë të krijoni një departament të fuqishëm të Human Resources (burimeve njerëzore) në kompaninë apo biznesin e juaj, ne jemi këtu!