Panairi virtual
Tryeza e rrumbullakët
Panairi Virtual i Punës, Sfidë dhe Zgjidhje për Punën dhe Aftësitë”
Më datë 21 shtator 2021, në ambientet e Maritim Hotel Plaza, në Tiranë, u organizua:
“Tryeza e rrumbullakët – Panairi Virtual i Punës, Sfidë dhe Zgjidhje për Punën dhe Aftësitë”.
Ky ishte aktiviteti i radhës i organizuar nga DM Consulting Services, HRHub Albania, duapune.com dhe DIMAK Albania, pas organizimit me sukses të Panairit të I-rë Virtual të Punës dhe Aftësive, më datë 16 Qershor 2021, dhe i mbështetur nga Programi “Migracion për Zhvillim”, që financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit.
I organizuar me kujdes duke respektuar çdo masë kundër Covid19, kjo tryezë e rrumbullakët mirëpriti pjesëmarrësit e Panairit Virtual të Punës dhe Aftësive, kompanitë, përfaqësues nga drejtoritë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe nga shkollat e mesme të arsimit profesional.
Tryeza e rrumbullakët ftoi pjesëmarrësit në një diskutim të lirë rreth eksperiencave, avantazheve dhe sfidave që i sjell Panairi Virtual komunitetit të Burimeve Njerëzore.
Disa nga komentet dhe çështjet e diskutuara ishin:
- “Panairi Virtual rezultoi efektiv dhe shumë i nevojshëm pavarësisht COVID-19.”
- “Zhvillimi më i shpeshtë i panaireve të tilla virtuale apo fizike .”
- “Ka nevojë për trajnime të vazhdushme të BNJ në lidhje me teknikat dhe zgjidhjet më të fundit që ofron teknologjia.”
- “Nevoja për edukim dhe orientim të punëkërkuesit.”
- “Panairi ishte një event i mirë organizuar, ndodhur nga situata e pandemisë dhe vështiresitë meriton vlerësim maksimal. Do të sugjeroja sa më shumë organizime të tilla, shkëmbime eksperince me të gjitha kompanitë. Krijimin e grupeve të komunikimit të vazhdueshëm për shkëmbim eksperiencë.”
- “Shtrirje më shumë në kohë e përgatitjes dhe e panairit si aktivitet online.”
Së shpejti DM Consulting Services, HRHub Albania dhe duapune.com do të zhvillojnë takime të këtij lloji për diskutime mbi zgjidhjet inovative në fushën e Burimeve Njerëzore dhe jo vetëm.
Për të qenë të përditësuar rreth aktiviteteve në vazhdim, na ndiqni ose na kontaktoni tek eljana.mete@duapune.com / 069 2031583
Folësit
Axhenda
9:00am - 9:30am
Regjistrimi
9:30am - 10:00am
Start
Ines Mucostepa, Arben Memo, Romeo Sherko, Eljana Mete, Eduard Shalsi
10:00am - 10:15am
Inovacioni në Rekrutim
Dritan Mezini
10:15am - 10:55am
Paneli 1: Metodat dhe Kanalet e Reja Inovative të Rekrutimit
Renis Tërshana, Gerti Boshnjaku, Irida Bonati, Eljana Mete, Juna Beqiri
10:55 am - 11:35 am
Paneli 2: Shkolla, Biznesi, Internship
Suela Bala, Jonida Lamaj, Visar Jasiqi, Dritan Mezini, Visar Ademi
11:35 am - 12:15 pm
Paneli 3 Brandi i Kompanisë për Rekrutim më të Mirë
Enkeleda Tupa, Artan Koxhuku, Gjergji Guri, Roden Pajaj
12:15 pm - 12:30 pm
Mbyllja: Çfarë vjen më pas? Trendet e Rekrutimit
Dritan Mezini
12:30 pm - 1:00 pm
Mbyllja
Networking
Mbështetur nga:
Bëhu pjesë e HCHub Albania
Nëse je profesionist në fushën e menaxhimit dhe/ose të Burimeve Njerëzore, atëherë bëhu pjesë e HCHub Albania.
Bashkohuni me ne!