HRHub Albania është një nismë e re e disa partnerëve, përfaqësues të komunitetit të menaxhimit të kapitalit njerëzor në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e lindur si nevojë për të adresuar sfidat më të nxehta dhe të ndjeshme, me të cilat përballet tregu i Burimeve Njerëzore. Kjo nismë ka mbledhur rreth vetes drejtuesit e BNJ, ekspertët, drejtuesit e kompanive dhe të gjithë profesionistët të cilët përballen me këto sfida dhe shprehin gatishmëri për të diskutuar dhe bashkëpunuar në lidhje me zgjidhjet e tyre.
HRHubAlbania është një hapësirë mendimi, diskutimi dhe bashkëpunimi (think tank) i të gjithë aktorëve që dëshirojnë të kontribuojnë në mënyrë aktive në transformimin modern, agile, dixhital dhe inovativ të rolit të BNJ dhe që e konsiderojnë atë si një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit strategjik të ekonomisë në të gjitha nivelet.
HRHub Albania mundëson organizimin e aktiviteteve dhe trajnimeve tematike me vlerë të shtuar që realizojnë ndarjen e dijeve, praktikave më të mira, rrjetëzimin dhe zhvillimin profesional të pjesëmarrësve, si dhe orientojnë tregun në lidhje me dinamikën e përshtatjes, aftësitë, profesionet dhe cilësitë e kapitalit njerëzor në të ardhmen.