menaxhimi i
kapitalit njerezor

menaxhimi i
kapitalit
njerezor

prioriteti yne


Rreth HRHub Albania

HRHub Albania është një nismë e re e disa partnerëve, përfaqësues të komunitetit të menaxhimit të kapitalit njerëzor në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e lindur si nevojë për të adresuar sfidat më të nxehta dhe të ndjeshme, me të cilat përballet tregu i Burimeve Njerëzore. Kjo nismë ka mbledhur rreth vetes drejtuesit e BNJ, ekspertët, drejtuesit e kompanive dhe të gjithë profesionistët të cilët përballen me këto sfida dhe shprehin gatishmëri për të diskutuar dhe bashkëpunuar në lidhje me zgjidhjet e tyre.

HRHubAlbania është një hapësirë mendimi, diskutimi dhe bashkëpunimi (think tank) i të gjithë aktorëve që dëshirojnë të kontribuojnë në mënyrë aktive në transformimin modern, agile, dixhital dhe inovativ të rolit të BNJ dhe që e konsiderojnë atë si një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit strategjik të ekonomisë në të gjitha nivelet.

HRHub Albania mundëson organizimin e aktiviteteve dhe trajnimeve tematike me vlerë të shtuar që realizojnë ndarjen e dijeve, praktikave më të mira, rrjetëzimin dhe zhvillimin profesional të pjesëmarrësve, si dhe orientojnë tregun në lidhje me dinamikën e përshtatjes, aftësitë, profesionet dhe cilësitë e kapitalit njerëzor në të ardhmen.

“Qëllimi i HRHub Albania është shndërrimi i tij në një pikë takimi ku i gjithë komuniteti i BNJ, dhe aktorët e BNJ të takohen, të diskutojnë dhe të gjejnë përgjigje, zgjidhje, mendim të thelluar për çështjet e nxehta të menaxhimit të kapitalit njerëzor me të cilat përballen çdo ditë.”

PARTNERS






































AKTIVITETET e HRHubAlbania



Bashkohu me HRHUB ALBANIA



Facebook


Twitter


Youtube


Linkedin


Rss

WhatsApp Image 2019-11-05 at 5.42.59 PM
IMG_4852 as Smart Object-1
490e6268-ee3f-4fa5-9f72-a84dd599cca4
eventi 1 (7)
eventi 1 (6)
eventi 1 (1)
IMG_4919
IMG_4875 as Smart Object-1